Botë

Besimtarët në Tiranë falën bajramin në shesh

12.09.2016 10:32

Në Tiranë, besimtarët kryen ritualin e faljes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi edhe pas kaq vitesh premtime...

Në Tiranë, besimtarët kryen ritualin e faljes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi edhe pas kaq vitesh premtime, kryeqyteti shqiptar nuk ka nëj xhami të përshtatshme për besimtarët e shumtë.
 
Krerët e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.
 
Bruçaj, theksoi se kjo ditë dhe festimet që lidhen me të shënojnë flijimin dhe sakrificën e njeriut në emër të besimit ndaj Zotit dhe në emër të dashurisë për njeriun.  
 
Ndërkohë, myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe teologu Elvis Naçi theksuan se besimi në Zot nuk duhet të mbetet i kufizuar vetëm në ditë festash fetare.
 
Sipas tyre, vendi ynë dhe e gjithë bota ka nevojë për mirësinë e njerëzve, gjë e cila vjen vetëm nëpërmjet fesë.