Botë
Zgjedhet në Kroaci, kryeson unioni demokratik kombëtar
12.09.2016 12:50
Sipas rezultateve paraprake për zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kroaci të cilat i shpalli në mesnatë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...

Sipas rezultateve paraprake për zgjedhjet e mbajtura të dielën në Kroaci të cilat i shpalli në mesnatë Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në bazë të 62 për qind të votave të numëruara, partia Unioni Demokratik Kombëtar (HDZ) kryeson në 7 nga 11 njësi zgjedhore.
Partia Socialdemokrate (SDP) kryeson në 4 nga 11 njësitë zgjedhore. Lista e pavarur “Ura” ka kaluar pragun zgjedhor në dhjetë njësi, ndërsa “Muri i gjallë” në tetë njësi zgjedhore.
Përllogaritjet preliminare për mandatet e fituara flasin se nga 151 deputet sa numëron Parlamenti kroat, 62 ulëse i takojnë HDZ-së, 53 SDP-së, 12 Urës dhe shtatë partisë “Murri i gjallë”.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve tha se nuk do të publikojë të dhëna rreth mandateve të fituara përderisa nuk numërohen të gjithë votat, ndërsa ka shtuar se dalja e votuesve ka qenë 52 për qind.
Një skandal tjetër ndërkohë hijësoi këto zgjedhje. Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë votimit të së dielës ka përdorur telefonin për të fotografuar votën, një veprim ky që për votuesit e thjeshte nuk lejohet.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka përkujtuar të gjithë votuesve në Kroaci se është e ndaluar të përdorin telefonat celular, duke qenë një gjë e tillë në kundërshtim me rregullat e votimit.
