Teknologji
Chevrolet prezanton konceptin më të ri Corvete Z06
12.04.2014 16:24
Chevrolet në javën e ardhshme pritet ta prezantojë konceptin më të ri Corvete Z06...
Chevrolet në javën e ardhshme pritet ta prezantojë konceptin më të ri Corvete Z06 kabrio në panairin e veturave që do të fillojë javën e ardhshme në New York.
Befasia e Z06 është fuqia e tij. Motori i tij është 6.2 litërsh LT4 V-8 me 620 kuaj fuqi. Atij i janë shtuar edhe shtatë shpejtësi manuale, por gjithashtu do të ketë tetë shpejtësi automatike.
Fotografitë e para të kësaj vetura janë publikuar në C7 Stingray Forums, në të cilat shihet Z06 kabrio me ngjyrë blu, por pavarësisht se çfarë sjellë Chevrolete, dihet se do të jenë të mrekullueshme për t`i vozitur.