Maqedoni

Prokuroria Speciale Publike: Këtë javë raporti i dytë i punës

12.09.2016 15:25

Sipas Ligjit për Prokurorinë Speciale, këtë javë kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, duhet të dalë me raportin e dytë të punës...

PSP duhet çdo 6 muaj të japë llogari për punën e saj në Kuvend dhe në Këshillin e prokurorëve. Raporti lidhet me aktivitetet, financat, ekipimin kuadrovik dhe përparimin në hetimet e hapura.

Raporti i dytë duhet të jepet deri më 15 shtator, që është edhe dita e themelimit të Prokurorisë Speciale Publike.

Por, sipas ligjit, raporti mund të mos përmbajë materiale që lidhen me hetime të caktuara e që nga ekipi i Janevës konsiderohen si materiale të besueshme.

Por, Janeva duhet të japë të dhëna të sakta për të arsyetuar harxhimet financiare të bëra gjatë kësaj periudhe.

Raporti i parë i PSP-së u dorëzua më 15 maj, por meqë Janeva nuk u paraqit vetë të raportojë rreth tij dhe e dërgoi në formë të shkruar, raporti hasi në reagime nga Këshilli i Prokurorëve dhe në Komisionin për sistem politik.

Por, kryeprokurorja speciale citoi ligjin në atë kohë, i cili i jep të drejtë të vendosë vetë nëse dëshiron apo jo të paraqitet personalisht për ta shpjeguar raportin, apo ta dorëzojë vetëm në formë të shkruar.

Sipas saj, të gjithë ata që kanë pyetje konkrete mund të pyesin direkt në PSP.