Botë

Tiranë, mungon xhamia, Bajrami falet në rrugë

12.09.2016 16:46

Mijëra besimtarë myslimanë kanë festuar sot që në orët e para të mëngjesit festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe pas Fitër Bajramit...

Besimtarët kanë nisur faljen e Namazit të Sabahut në orën 5.30 e më pas janë lexuar fjalët e Kuranit, më pas në orën 6:30 është bërë hapja e festës.
 
Në fjalën e hapjes kreu i komitetit mysliman shqiptar, Skënder Buçaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke bërë apel për solidaritet dhe përkrahje të njerëzve në nevojë.
 
Në këtë festë kanë përshëndetur imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi, dhe myftiu i Tiranës, Ylli Gurra. Festa e Kurban Bajramit është uruar edhe nga zyrtarët më të lartë shtetërore, të cilët kanë përcjellë mesazhin e paqes.
 
LULJETA NDOKA