Botë

Kurban Bajrami, miliona besimtarë në Mekë

12.09.2016 17:02

Rreth 2 milionë besimtarë nga e gjithë bota kryejnë ritualin e përvitshëm të kalendarit islam, Haxhin...

Xhamia e Madhe, vatra e besimit islamik, vlonte nga njerëzit e veshur me të bardha, që ashtu siç e kërkon tradita, falën sot Kurban Bajramin në vendin më të shenjtë islam.

Pika kulmore e Haxhit u bë dje, ajo ishte ngjitja në malin Arafat. Nën masa të rrepta sigurie, autoritetet ishin në vigjilencë të plotë për të shmangur tragjedi si ajo e një viti më parë, ku humbën jetën 2.300 persona.

Ndërkohë, shiitët iranianë nuk janë lejuar nga Arabia Saudite që të marrin pjesë në pelegrinazhin e përvitshëm. Rrugëtimi drejt Mekës është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe çdo mysliman duhet ta ndërmarrë të paktën një herë në jetë.