Maqedoni

Rasti “Rover”, shtyhet për herë të katërt gjykimi për Boshkovskin

12.09.2016 17:18

Gjykimi për rastin “Rover”, në të cilin akuzohet ish ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski, edhe sot u shty për të katërtën herë...

Ai akuzohet se ka dhënë leje për vrasjen e Marjan Tushevskit 15 vite më parë dhe për këtë vepër u dënua një herë me 12, më pas me dhjetë vite e gjysmë burg, e në fund u lirua para tre muajsh, pas pesë viteve të kaluara në burg për rastin “Fushata”.

Boshkovski pret që rasti “Rover” të hetohet nga Prokuroria Speciale, por ende nuk ka njoftim nëse ekipi i Janevës do të merret me këtë rast.

Boshkovski, ndërkohë, është deklaruar sot edhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 11 dhjetorit, ku vendimi do të merret deri në fund të muajit, deklaroi ai.