Maqedoni
Tërmeti në Shkup, 300 persona paraqitën dëmet në 195
12.09.2016 17:09
Fasada të dëmtuara, çati dhe dritare të thyera janë dëmet më të shpeshta të raportuara në Qendrën për menaxhim me kriza pas një seri tërmetesh dje në Shkup...

Rreth 300 njerëz janë paraqitur në numrin 195 të Qendrës për menaxhim me krizat. Ekipet aktualisht janë në teren dhe po bëhen kontrolle në të gjitha spitalet dhe shkollat.
Aty ku ka mur të plasaritur ose pllaka, ajo riparohet që të mos bie. Në ndërtesat që janë sizmikisht të projektuara nuk ka dëmtime, zakonisht dëmet janë aty ku ka pasur ndërtime pa leje, thonë nga kjo qendër.
