Rekomandimi për Maqedoninë, i kushtëzuar me zgjedhje të besueshme në dhjetor
Komisioni Europian në fillim të nëntorit të këtij viti do të shpallë raportet vjetore për përparimin e vendeve në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian...

Maqedoninë, njësoj si vitin e kaluar, e pret rekomandim i ri i kushtëzuar, njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli. Sipas burimeve në KE, rekomandimi do të kushtëzohet me zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe me implementimin e reformave urgjente.
Kjo ishte paralajmëruar edhe vitin e kaluar nga eurokomisioneri, Johanes Hahn, i cili në atë kohë për këtë çështje priste përfundimin e zgjedhjeve të prillit.
Rekomandimit të 8-të, sipas të njëjtave burime, pritet t’i shtohet kushti që vendi duhet të organizojë zgjedhje kredibile dhe të pranuara më 11 dhjetor 2016.
Nga Komisioni refuzojnë zyrtarisht të komentojnë se si do të jetë përmbajtja e propozim-raporteve për këtë vit i të gjitha vendeve nga procesi i zgjerimit.
E vetmja që dihet është, si edhe vitin e kaluar, komisioneri Han do t’i publikojë në pres-konferencë, më 9 dhjetor, por edhe kjo datë, sipas zëdhënëses së KE-së, Maja Kocijançiç, nuk mund të konfirmohet me siguri, pasi këtë Komision Europian, të udhëhequr nga Zhan Klod Junker, zgjerimi i BE-së është që nuk do të preket në mandatin e tij 5-vjeçar.
Mund vetëm të konfirmojë se progres-raportet do të jenë si çdo herë të shpallura në vjeshtë, theksoi zëdhënësja Kocijançiç në pres-konferencën në Bruksel.
Nga viti 2009, Komisioni Europian i ka dhënë rekomandime pozitive Këshillit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE.
Vjet dhe sivjet Komisioni ka dhënë rekomandime të kushtëzuara, sepse Maqedonia është në fazën e progresit të harmonizimit të legjislacionit të tij me atë europian, derisa arsyeja e kushtëzimit është kriza politike në vend, që zgjat tashmë dy vite.
ADNAN HAJDARI
