Maqedoni
BFI feston me “Bakllavanë e Bajramit”, Rexhepi: Islami është fe e paqes
12.09.2016 18:22
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, BFI organizoi ceremoninë “Bakllavaja e Bajramit”, e cila tashmë është bërë traditë gjatë festave të Bajramit...

Kreu i BFI-së uroi që të festojmë bashkërisht, të dëshmojmë se respektimi i traditave festive të diversitetit kulturor vetëm se shton mirëqenien dhe bashkëjetesën tonë dhe shton afrim në mes nesh.
“Tashme është bërë traditë takimi në “Bakllavanë e Bajramit”, të cilën e shtroj unë personalisht në emër të BFI-së në RM. Për nder të dashamirëve, për nder të Islamit, si fe paqësore në RM, për nder të paqedashësve dhe ata që tolerancën e kanë përcaktim dhe angazhohen maksimalisht për qetësi rehati dhe paqe... Duke ju ftuar në “Bakllavanë e Bajramit”, që edhe njëherë t’ju uroj Kurban Bajramin ju që jeni prezentë dhe të gjithë popullatës myslimane të Maqedonisë dhe më gjerë. Lus Zotin për gëzime, mirëqenie, shëndet dhe mbarësi”,- deklaroi kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi.
Personalitete të jetës publike, politike dhe shoqërore, si dhe ambasadorë morën pjesë në ceremoninë e organizuar nga BFI me rastin e Kurban Bajramit.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
