Maqedoni

Në Shkup dje gjashtë aksidente, 13 persona të lënduar

13.09.2016 10:32

Policia e komunikacionit gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer kontroll në gjithsej gjashtë aksidente komunikacioni, në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona...

Siç informon SPB-Shkup për MIA-n, ka ndodhur edhe një aksident, në të cilin lëndime të rënda trupore kanë marrë dy shoferë të një automjeti motorik dhe një bashkudhëtarë, ndërsa me lëndime trupore tre bashkudhëtarë.
 
Pas kontrolleve të zbatuara mbi pjesëmarrësit e komunikacionit nga ana e policisë së komunikacionit, janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve. Janë sanksionuar gjashtë shoferë të cilët gjatë ngasjes së automjetit e kanë shfrytëzuar telefonin celular, pesë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, respektivisht automjet të paregjistruar dhe tetë shoferë të cilët nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura në shenjat e komunikacionit.
 
Janë hasur edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë joligjore.
 
Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 71 automjete të cilat në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit të këmbësorëve dhe atë motorik.
 
Në suaza të projektit "Kultura e komunikacionit te fëmijët në institucionet parashkollore" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në kopshtin për fëmijë" 11 Tetori" objekt "Strasho Pinxhur" i cili gjendet në rajonin e komunës së Butelit.
 
Me fillim në orën 17:45 në Qendrën sportive "Jane Sandaski" në suaza të SEHA-ligës do të luhet ndeshje ndërkombëtare hendbolli me RK Vardar dhe KR Zagreb. Me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe të këtyre ngjarjeve, policia e komunikacionit do të ndërmarrë masa adekuate për sigurimin e komunikacionit, ndërsa në varësi të gjendjeve momentale është i mundur rikahëzim i komunikacionit./Mia