Futboll

Guardiola: Mezi pres ndeshjen ndaj Realit

12.04.2014 16:31

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, e ka quajtur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit si sfidë shumë të madhe...

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, e ka quajtur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit si sfidë shumë të madhe.
 
Bavarezët janë favoritë nga shumë ekspertë për të avansuar në finale, por Guardiola nuk dëshiron që të entuziazmohet herët.
 
"Shorti është short. Por, them se Reali është short i vështirë. Unë e njoh mirë ekipin e tyre".
 
"Ata kanë ekip të mrekullueshëm dhe një trajner të madh si Ancelottin, kështu që so të jetë sfidë e madhe për ne. Por, ne mezi presim që të përballemi me ta", ka deklaruar Guardiola.