Basketboll
NBA, Los Anxheles Lejkers regjistrojnë rekordin negativ në histori
12.04.2014 16:33
Kurrë më parë si në këtë sezon. Të projektuar si favoritë në fillim, Los Anxheles Lejkërs...
Kurrë më parë si në këtë sezon. Të projektuar si favoritë në fillim, Los Anxheles Lejkërs kanë zhgënjyer prej kohësh pritshmëritë, ndërsa regjistrojnë rekordin më negativ në histori.
Në ndeshjen e fundit kundër Golden Steit, Lejkërs pësuan humbjen e 54-rt në sezonin e regullt të NBA.
Po ashtu kjo ishte humbja e gjashtë radhzi për skuadrën nga Los Anxheles, që në fushën e saj u dorëzua në shifrat 112-95. Njeriu u ndeshjes ishte Stefën Kerri I Golden Steit që shënoi 30 pikë për skuadrën e tij.
Kthehen te suksesi Majemi Hits. Kishte munguar në ndeshjet e fundit, por LeBron Xhejms tregon se vazhdon të jetë ai basketbollisti më i fortë në NBA.
Me 36 pikë të shënuara, Xhejms udhëhoqi skuadrën e tij në fitoren 98-86 kundër Indianës.
Një sukses i rëndësishëm për Majemin, që ngjitet sërish në krye të klasifikimit në Konferencën e Lindjes. Po ashtu, kjo fitore konfirmon sërish Hitsat si favoritë për të fituar titullin kampion në këtë sezon të NBA.
Nuk ndalet San Antonio. Në një prej ndeshjeve më spektakolare të mbrëmjes së fundit në kampionatin e basketbollit amerikan, Spërs rikuperuan 21 pikët e dizavantazhit në pjesën e parë, duke fituar me përmbysje ndaj Feniks Sans.
33 pikë për Deni Grin, heroi I ndeshjes për San Antonion që I shton një tjetër fitore ecurisë rekord në këtë sezon.