Maqedoni
Dag Kop: “Trekëndëshi i jetës”-mbijetim gjatë tërmetit
13.09.2016 15:52
Në rast të paraqitjes së tërmetit me intensitet më të lartë mund të vijë edhe deri te dëmtimi i objekteve...

Në rast të paraqitjes së tërmetit me intensitet më të lartë mund të vijë edhe deri te dëmtimi i objekteve, por shefi i Ekipit ndërkombëtar amerikan për shpëtim nga katastrofat, Dag Kop, sqaron se edhe në rastet kur bien pjesë nga tavani dhe thyhen objektet ose mobiliet, krijohen hapësira përreth tyre, të cilat Kop i quan “trekëndësh të jetës”. Kop ka publikuar edhe rregullat se si duhet mbrojtur nga tërmeti:
1. Çdonjëri i cili fshihet nën diçka kur objekti është duke u rrënuar do të shtypet, çdoherë, pa përjashtim.
2. Macet, qentë dhe foshnjat natyrshëm mblidhen në formë të fetusit, gjë të cilën duhet ta bëni edhe ju, kështu që mund të mbijetoni në hapësirë më të vogël afër ndonjë objekti apo mobilieve.
3. Ndërtesat e drurit janë paraqitur si me të sigurta gjatë tërmeteve,derisa tullat shkaktojnë lëndime të shumta.
4. Nëse ndodheni në shtrat vetëm rrokullisuni dhe shtrihuni në këndin përreth shtratit i cili është vend më i sigurt.
5. Nëse jeni para televizorit mblidhuni në pjesën e poshtme të ulëses ose karriges.
6. Çdonjëri i cili qëndron nën derë gjatë tërmetit është i vdekur, kjo ndodh se nëse qëndroni nën derë dhe nëse rrethi i saj bie do të shtypeni nga tavani, nëse bie anash do të shtypeni nga dera.
7. Asnjëherë mos shkoni nga shkallët, sepse ato kanë frekuenca të ndryshme me lëvizjet e ndërtesës, do të thotë janë pjesa e parë që shembet.
8. Afrohuni në muret e jashtme të ndërtesës ose jashtë saj, sa më shumë të jeni në brendi, aq më pak keni shanse për t’u larguar nga ajo.
9. Nuk duhet qëndruar në automjet gjatë dridhjeve të tokës nëse jeni në rrugë apo autostradë. Shtyllat dhe gjësendet tjera të cilat godasin automjetin shtypin gjithçka në brendinë e tyre, ndërsa në këtë rast duhet të dilet jashtë veturës dhe të uleni afër, përreth saj, duke u mbledhur dhe mbuluar kokën. Validiteti dhe metodologjia e hulumtimit dhe përfundimit të sjella në këto pika kanë qenë të kritikuara nga ekspertë të ndryshëm për katastrofat. Kop sqaron se rregullat e tij bazohen në atë që ka parë në 875 objekte të rrënuara, pasi ka punuar me ekipe të shpëtimit nga 60 vende dhe ka themeluar ekipe të shpëtimit në shumë vende si dhe është anëtar i ekipeve të ndryshme në botë.
LEUNORA KALIQI
