Botë
Tërmetet dridhin gjithë Ballkanin, 16 dridhje në Turqi në 11 orë, 4.2 ballë në Greqi
13.09.2016 16:10
Nuk është vetëm Maqedonia që po dridhet nga tërmetet. Problem të njëjtë kanë edhe vende të tjera të rripit sizmik ballkanik...

Në Turqi dridhjet nuk pushojnë tanimë dy ditë, megjithëse janë me intensitet më të ulët se ato që tronditën vendin tonë.
Vetëm në 11 orët e fundit janë regjistruar 16 dridhje, më e fuqishmja është në Turqinë Perëndimore, me 2.7 ballë të Rihterit.
Greqia është e dyta me dridhje më të forta gjatë ditës së sotme. Greqia në orë 7 të mëngjesit u godit nga një tërmet me 4.2 ballë të Rihterit.
Tërmeti më i fuqishëm gjatë ditës së sotme është regjistruar në Indonezi me 4.9 ballë të Rihterit.
