Botë

Grusht-shteti i korrikut, Turqia rikërkon arrestimin e Gylenit

13.09.2016 16:34

Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë i ka dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkesën për arrestimin e liderit të organizatës terroriste gyleniste, Fetullah Gylen...

Në shkresën e Ministrisë turke të Drejtësisë, Gyleni akuzohet për vrasje me dashje në mënyrë të organizuar, atentat ndaj presidentit, tentativë për shkatërrim të rregullit kushtetues, tentativë për shkatërrimin dhe pengesën e mbarëvajtjes së detyrës së Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, tentativë për shkatërrimin dhe pengesën e mbarëvajtjes së rregullit të Republikës së Turqisë, krijimin e një organizate terroriste të armatosur dhe udhëheqjen e kësaj organizate.
 
Ministria turke e Drejtësisë kërkon 10 deri në 15 vjet heqje lirie për Gylenin për krimin e krijimin e një organizate terroriste të armatosur dhe udhëheqjen e kësaj organizate, kurse për krimet e tjera të lartpërmendura kërkon dënimin me burg të përjetshëm.
 
Ministria e Drejtësisë rikujton pikën e 10 të marrëveshjes që është firmosur ndërmjet Turqisë dhe ShBA-ve për ekstradimin e kriminelëve.
 
Ministria e Drejtësisë edhe përpara tentativës për grusht-shtet i kishte dërguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës katër dosje të ndryshme në lidhje me krimet e kryera nga ana e FETO-s.