Protestat kundër zyrës së Ivanovit, shtyhet gjykimi ndaj aktivistëve të “Së majtës”
Është shtyrë përsëri gjyqi ndaj aktivistëve të partisë ”E majta”, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski...

Arsyeja e shtyrjes së gjykimit kësaj radhe ishte se gjykata pret ende të dhënat nga MPB për procedurat për kundërvajtje.
“Edhe pse gjykata në seancën e mëparshme para dy muajve të plotë na ktheu pasaportat dhe shfuqizoi masën e ndalesës për dalje nga shteti, policia po shfrytëzon të gjitha mekanizmat burokratike që dy muaj të plotë të mos e heq ndalesën për dalje nga shteti. Këtë e konsiderojmë si torturë nga ana e policisë”,- deklaroi Zdravko Saveski pas anulimit të gjykimit.
Aktivistët e partisë “E majta” akuzohen se kanë marrë pjesë në demolimin e zyrës popullore të presidentit Ivanov më 13 prill të këtij viti gjatë protestave të mbajtura një ditë pas vendimit të Ivanovit për faljen e 56 politikanëve të Maqedonisë.
Seanca e radhës është caktuar për 18 tetor. Prokuroria publike ka vlerësuar se dëmi i shkaktuar në këtë zyrë të Ivanovit është 522.000 denarë, ose 8.500 euro.
