Botë

Shqipëri, dita e parë e shkollës dhe protestat

13.09.2016 18:33

Maturantët me rezultate të shkëlqyera kanë vijuar sërish protestat para kryeministrisë, pasi kanë humbur të drejtën e studimit...

Maturantët me rezultate të shkëlqyera kanë vijuar sërish protestat para kryeministrisë, pasi kanë humbur të drejtën e studimit, edhe pse mesatarja e tyre ka qenë mjaft e lartë, derisa kryeministri Rama fliste për reformat e suksesshme në arsim.
 
Paralelisht me protestën, kryeministri Rama tha se arsimi i lartë po reformohet dhe se maturantët e mirë nuk do të mbeten pa shkollë.
 
Po ashtu, dita e sotme ka qenë mjaft e rëndësishme për arsimin parauniversitar.
 
Rreth 392 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë janë ulur në bankat e shkollës, nga të cilët 27 mijë për herë të parë.
 
LULJETA NDOKA