LSDM: do të heqim taksën radio-difuzive; DAP: po respektojmë ligjin
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot paralajmëroi se nëse i fiton zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta heq taksën radiodifuzive...

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot paralajmëroi se nëse i fiton zgjedhjet e 11 dhjetorit do ta heq taksën radiodifuzive.
“Pas 11 dhjetorit do të merr fund trysnia e DAP-it, bllokimit të xhirollogarive dhe stresit nga përmbaruesit”,- deklaruan nga LSDM, duke theksuar se Radio-Televizioni i Maqedonisë do të jetë shërbim publik për qytetarët dhe i financuar nga buxheti i shtetit.
Menjëherë janë kundërpërgjigjur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, nga e cila thonë se: ”Pagesa e taksës radio-difuzive është detyrim ligjor për qytetarët, ndërsa ne si DAP kemi detyrë për të respektuar ligjet.
Të rikujtojmë se administrata tatimore në vitet e kaluara ka mundësuar ulje të tatimeve dhe ka mundësuar që të thjeshtëzohen shërbimet”.
