Maqedoni

LSDM: të bëhet kontrolli i sigurisë në shkollat e Shkupit

13.09.2016 19:17

Pas serisë së tërmeteve, LSDM kërkoi nga institucionet kompetente të dalin në terren dhe të bëjnë kontrolle

Pas serisë së tërmeteve, LSDM kërkoi nga institucionet kompetente të dalin në terren dhe të bëjnë kontrolle të sigurisë në të gjitha shkollat në Shkup.

"Përderisa ekzistojnë dëmtime dhe rrezik për sigurinë, siç ka informata nëpër mediume, menjëherë në mënyrë transparente të informohet për atë. Kërkojmë urgjentisht, aty ku është sigurt të mbahet mësim, të organizohen trajnime urgjente edhe për kuadrin e mësimdhënësve dhe për nxënësit se si të sillen në rast të dridhjeve të reja. Është e domosdoshme të zbatohen vendime të shpejta në të gjitha nivelet",- deklaroi nënkryetari i partisë, Damjan Mançevski.