Botë

Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin e kroçieres më të madhe në botë

13.09.2016 20:40

Një anëtar i ekuipazhit e humbi jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi në anijen më të madhe për udhëtime...

Një anëtar i ekuipazhit e humbi jetën, ndërsa katër të tjerë janë lënduar në aksidentin që ndodhi në anijen më të madhe për udhëtime turistike në botë "Harmonia e deteve" e kumtoi kompania pronare e kroçieres "Rojal Karibian Kruz".
 
Incidenti ka ndodhur gjatë kohës së një ushtrimi të rregullt për shpëtim, kur barka për shpëtim, ku gjendeshin pesë anëtarë të ekuipazhit, është shkëputur dhe është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrave në det.
 
Nga katër të lënduarit, dy gjenden në rrezik për jetë.
 
Incidenti ka ndodhur në Marsejë në jug të Francës, ku "Harmonia e deteve" gjendet aktualisht.
 
Anëtari i vdekur i ekuipazhit është nga Filipinet, ndërsa nga të lënduarit, tre janë nga Filipinet dhe një është nga India.
 
Anija është e gjatë 362 metra dhe me atë mund të udhëtojnë tetë mijë udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit. Kjo kroçierë është e lartë sa një ndërtesë prej 25 kateve./mia