Maqedoni
Shkup, edhe mbrëmë në mesnatë u ndje dridhja e tokës
14.09.2016 09:03
Edhe në mesnatën e kaluar janë ndjerë dridhje të tokës në Shkup dhe qytetet tjera të vendit...

Stacioni sizmologjik telemetrik në Maqedoni, me stacione në Shkup, Shtip dhe Vallandovë, Manastir, Ohër dhe Krushevë, mbrëmë në orën 1 e 32 minuta regjistroi tërmet në pjesën lindore të rajonit epiqëndror të Shkupit me magnitudë lokale të Rihterit prej 3 ballësh.
Shkupi dhe rrethina në katër ditët e fundit u godit nga një seri tërmetesh, prej të cilëve më i fuqishmi u regjistrua të dielën në orën 15:10 me magnitudë prej 5,3 ballë sipas Rihterit.
Tërmetet shkaktuan shqetësim te popullata, ndërsa ndihmë mjekësore pas tërmetit deri tani kërkuan më shumë se 100 persona.
