Maqedoni
Konferencë për shpenzimin e mjeteve publike
14.09.2016 11:37
"Hapja e të dhënave për shpenzimin e mjeteve publike - përvoja nga rajoni dhe gjendja në Maqedoni"...

"Hapja e të dhënave për shpenzimin e mjeteve publike - përvoja nga rajoni dhe gjendja në Maqedoni" është tema e konferencës së sotme që e organizoi Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN).
Në konferencë do të prezentohen përvoja të Shqipërisë, Sllovenisë dhe Bullgarisë. Gjendja në Maqedoni do të shqyrtohet përmes kornizës ligjore, indeksit të transparencës buxhetore dhe përmes disa shembujve të grumbullimit të të dhënave prej institucioneve.
Konferenca do t'i hapë çështjet për atë si dhe sa qytetarët mund të informohen për shpenzimin e parave të tyre dhe sa janë të hapura të dhënat për Buxhetin e RM-së./Mia
