Maqedoni
Zhernovski: Ndërtesa e VMRO-DPMNE-së është ndërtim pa leje
14.09.2016 16:08
Kreu i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, edhe një herë sot potencoi se ndërtesa e VMRO-DPMNE-së në Qendër të Shkupit është ndërtim pa leje...

Sipas tij, vetë vendimi i Qytetit të Shkupit, që kaloi në kompetenca të Qytetit, vetëm hapësirën në të cilën gjendet selia e partisë në pushtet tregon se edhe më tej partia dhe shteti janë një.
“Qyteti i Shkupit solli vendim që vetëm hapësira në të cilën gjendet selia partiake është nën ingerenca të qytetit dhe gjithçka tjetër nën dhe rreth kësaj ndërtese është nën ingerenca të komunës Qendër. Ky vendim është jashtë çdo logjike. Komisioni qeveritar i shkallës së dytë e hodhi poshtë ankesën tonë. Me këtë u tregua edhe një herë se partia dhe shteti janë një. Kjo ndërtesë është e ndërtuar pa leje. Është absurd që vetëm kjo pjesë të jetë në ingerenca të Qytetit të Shkupit. Ligjërisht nuk mund të reagojmë, por ne nuk heqim dorë, po mbledhim material edhe nga institucione të tjera”,- deklaroi kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.
