Maqedoni
Maqedonia në heshtje zgjedhore
12.04.2014 16:46
Fushata për zgjedhjet presidenciale të caktuara për të dielën më 13 prill ka përfundnuar mbreme në mesnatë...

Fushata për zgjedhjet presidenciale të caktuara për të dielën më 13 prill ka përfundnuar mbreme në mesnatë ndersa ne gjithe teritorin e Maqedonise po mbreteron heshtje zgjedhore.
Për shkak të zgjedhjeve presidenciale, sipas vendimit të KSHZ-së, ndërprerje dyditore do të ketë fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Të drejtë vote, sipas Listës së vetme Zgjedhore, në zgjedhjet e pesta presidenciale të dielën kanë një milion e 779 mijë e 572 zgjedhës. Në certifikatat e posaçme të votuesve të cilët gjenden në listat e votimit janë regjistruar një milion e 707 mijë e 228 votues.
Numri i përgjithshëm i votuesve të cilët gjenden për punë dhe qëndrim të përkohshëm jashtë vendit është 70.305, ndërsa prej tyre të drejtë vote kanë 8.332, të cilët janë paraqitur për votim. Këtë vit numri i vendvotimeve në vend është rritur për 504 duke marrë parasysh ndryshimet në Kodin Zgjedhor, sipas të cilit në një vendvotim nuk mund të ketë më shumë se 1.000 votues.
