Maqedoni
Zoran Zaev: U plotësuan kushtet tona për zgjedhje korrekte
14.09.2016 16:16
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot vlerësoi se janë përmbushur kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike...

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot vlerësoi se janë përmbushur kushtet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, duke theksuar se Lista Zgjedhore është pastruar dhe se ka trend të informimit të balancuar medial.
“Lista Zgjedhore është pastruar. Tetëdhjetë mijë votues fiktiv janë hequr, që ishte 7,5 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve. Tani çdo qytetar që voton do ta dijë se do të ndikojë në ardhmërinë e vendit të tij. Në media kemi hapërim të konsiderueshëm. E dërgoj porosinë se është respektuar trendi i balancimit në media. Kjo vlen për të gjitha mediat. Shpresoj se kjo deklaratë do t’i inkurajojë edhe më shumë që të ketë informim korrekt dhe të balancuar medial për të gjithë. Këto ishin dy kushtet që i kërkuam. Më 11 dhjetor jo vetëm që do të ketë zgjedhje, por edhe ndryshime”,- deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
