Paratë publike, transparencë më e madhe në shpenzimin e tyre
Maqedonia është pas vendeve të rajonit edhe në aspektin e transparencës....

Maqedonia është pas vendeve të rajonit edhe në aspektin e transparencës dhe llogaridhënies për shpenzimin e parave publike. Përderisa në Shqipëri dhe Bullgari në bazë ditore i paraqesin të dhënat për pagesën që bëjnë qeveritë nga buxheti, në Maqedoni ende nuk është një praktikë e tillë.
Kjo ishte një ndër pikat që u theksua në konferencën “Si harxhohen paratë publike”, të cilën e organizoi Qendra Maqedonase për Bashkëpunim.
Sipas të pranishmëve, është me rëndësi zbatimi më i mirë i rregulloreve ligjore dhe të jepet raport më i madh për shpenzimin e parave.
“421 denarë, çdo ditë në muaj, juve ju kushtojnë funksionet e qeverisë qendrore dhe shihni se sa nga ato para shkojnë për shëndetësi, sa shkojnë për kontribute të ardhura, e sa shkojnë për policinë apo për gjëra të tjera të ekonomisë”,- deklaroi udhëheqësja nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Emina Nuredinovska.
Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, Qeveria shqiptare ka bërë të arritshme për opinionin shtatë nga tetë dokumentet kyçe buxhetore, por konsideron se ekzistojnë ende sfida me të cilat do të përballen. Sipas tyre, qeveritë duhet ta kenë si detyrë transparencën e shpenzimeve.
“Transparenca buxhetore është hapi i parë drejt demokratizimit të procesit buxhetor dhe dhënies së mundësisë që qytetarët të marrin pjesë në procesin e formulimit dhe shpërndarjes së resurseve”,- deklaroi Driton Fino nga Ministria e Financave e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e Bullgarisë potencojnë se sfida ka qenë të formojnë qeveri, e cila në mënyrë aktive i shpallë të dhënat e tij dhe më pas të presin qytetarët të shkruajnë letër në të cilën do të përgjigjen. (Belinda Koka-Ademi, TVM2)
