Botë

Edi Rama: “Rruga e Arbërit” para zgjedhjeve të 2017-ës

14.09.2016 16:50

Kryeministri, Edi Rama, u ka premtuar qytetarëve dibranë se para zgjedhjeve do të nisë ndërtimi i “Rrugës së Arbërit”...

Në një takim me qëllim falënderimin për votat që i kanë dhënë kandidatit të majtë, Muharem Rama, kryeministri tha se ndërtimi i saj është një borxh ndaj Dibrës. Ndërsa deklaroi se PD po i fyen dibranët meqë ka humbur zgjedhjet.
 
Ndërsa sërish Partia Demokratike ka denoncuar sot se Edi Rama ka blerë votat duke fituar Bashkinë e Dibrës.
 
Zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës u zhvilluan më 11 shtator pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut, Shukri Xhelili, i cili ndodhet në burg për shkak të aferave seksuale me një vajzë.
 
LULJETA NDOKA