Maqedoni
Bashkësia Fetare Islame, shpërndahet mishi i kurbaneve për skamnorët
14.09.2016 17:09
Në ditën e tretë të Kurban Bajramit, Bashkësia Fetare ka bërë shpërndarjen e pakove me mish për të gjithë kategoritë e familjeve që janë me status të rrezikuar social...

Gjithashtu këtë vit është bërë shpërndarja e pakove me mish edhe familjeve të përmbytura në lagjen e Hasanbegut si dhe organizatave humanitare.
“Bëhet ndarja e mishit të kurbanit për Shkupin, por këtu përfshimë Velesin dhe banorët e Kavadarcit, të cilët kanë status të rrezikuar social dhe kanë nevojë për këtë mish të kurbanit”,- deklaroi drejtori i Medresesë “Isa Beu”- Shkup, Ibrahim Idrizi.
“Shoqata e invalidëve “Shpresa”, ka 13 vite që ekziston dhe ka arritur të identifikojë dhe të anëtarësojë rreth 600 persona me nevoja të veçanta prej Shkupit dhe rrethinës, prej cilëve 250 socialisht janë të rrezikuar dhe kanë nevojë për ndihma. Në këtë Kurban Bajram, me ndihmën Zotit, do të ndihmojmë rreth 220 familje të cilat kanë anëtarë me nevoja të veçanta”,- deklaroi Blerim Rexhepi nga Organizata Humanitare “Shpresa”.
“E falënderojmë Bashkësinë Islame që vazhdimisht na ka ndihmuar me ndihmat dhe jemi të kënaqur gjithë fshati Hasanbeg, por gjithashtu jemi të kënaqur edhe prej institucionit të medresesë, e cila ka bërë dua për viktimat që na kanë shkuar në Hasanbeg”,- tha organizatori për lagjen e Hasanbegut, Naim Saiti.
“Në këto ditë feste të Bajramit nuk harrojmë dhe ndihmojmë familjarët e dëshmorëve, ndihmojmë skamnorët, si ata që i kemi në Organizatën “Kushtrimi”, si vazhdimësi e Shoqatës Kulturore në Maqedoni”,- theksoi Daim Iseni nga Organizata e Dëshmorëve “Kushtrimi”.
Bashkësia Fetare Islame do të vazhdojë me shpërndarjen e pakove me mish në gjithë territorin e Maqedonisë, duke përfshirë 13 myftinitë që funksionojnë në kuadër të BFI-së.
REJHANE BUSHI-METAJ
