Zhbogar: Zgjedhjet nuk zgjidhin krizën, janë vetëm pikënisja

14.09.2016 17:48

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 dhjetor...

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 dhjetor, nuk do t’i japin fund krizës politike, por do të jenë pikënisje për zgjidhjen e problemeve.

Kështu vlerëson ambasador i ri i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, në një intervistë ekskluzive për TVM1.  Sipas tij, zgjedhjet janë parakusht se me formimin e qeverisë së re do të bëhet nja hap drejt kthimit të shtet në normalitetit.

“Zgjedhjet janë parakusht se qeveria e re dhe e gjithë elita politike do të fillojnë të punojnë mbi rregullat e sundimit të ligjit, do të vazhdojnë të respektojnë Prokurorinë Speciale Publike, do të vazhdojnë me reformat që janë në agjendën e BE-së. Kjo është parakusht se të gjithë ne bashkërisht mund të fokusohemi në këto çështje”,- tha ambasadori i ri i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Zhbogar sugjeron qeverinë e re, por edhe liderët e partive politike, se pas zgjedhjeve një nga prioritetet e tyre duhet të jetë bashkimi nacional.

“Një çështje tjetër e rëndësishme ku do të duhet të fokusohet qeveria e re ose liderët politik pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është të fillojnë të punojnë në rindërtimin e bashkimit nacional. Mendoj se polarizimin që po shohim këto ditë apo muaj, realisht nuk po ndihmojnë as shtetin e as qytetarët”,- theksoi ambasadori i ri i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Zhbogar thotë se Maqedonia ka nevojë edhe për qeveri të fortë, por edhe opozitë të fortë dhe punë të përbashkët në realizimin e procesit reformues.(Sanije Duraku, TVM2)