Maqedoni

Avokati i popullit: Të denoncohen parregullsitë

12.04.2014 16:49

E Zyra e Avokatit të Popullit ka publikuar linjat telefonike ne te cilen qytetaret mund te lajmerojne parregullsite...

E Zyra e Avokatit të Popullit ka publikuar linjat telefonike ne te cilen qytetaret mund te lajmerojne parregullsite eventuale gjate mbajtjes së raundit të parë të zgjedhjeve për president.
 
Sipas zyres se Avokatit te Popullit linjat telefonike falas  do te jene ne shfrytezim në periudhën prej orës 7 deri në orën 19 do të funksionojë në të cilin qytetarët do të mund të denoncojnë çfarëdo shkelje të së drejtës zgjedhore.
 
Të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t'u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.  
 
Avokati i Popullit, të drejtat e qytetarëve do t'i mbrojë me marrjen  e masave urgjente për veprim efektiv nga ana e organeve kompetente në procesin zgjedhor dhe institucionet tjera të cilat janë të obliguara t'u sigurojnë mbrojtje të drejtave të tyre të garantuara njoftojne nga zyra e Avokatit te Popullit.