Rasti “Erasmus”, pezullohen nga puna katër profesorët e akuzuar
Gjykata Penale e Shkupit vendosi që katër profesorëve...

Gjykata Penale e Shkupit vendosi që katër profesorëve të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” t’ua ndalojë kryerjen e obligimeve të tyre të punës, por megjithatë ky vendim do të vlejë deri në hyrjen në fuqi të aktgjykimit.
Vendimi i këtillë vjen me kërkesë të Prokurorisë për Krim të Organizuar, e cila i ngarkon profesorët për keqpërdorime në rastin e njohur në opinion si “Erasmus”, në të cilin janë të akuzuar gjatë persona, profesorë dhe asistentë në Fakultetin Ekonomik në Shkup, midis të cilëve është edhe ish-dekani i Fakultetin, Bobek Shuklev.
Ata dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare si dhe për pranimin e ryshfetit. Fillimisht, Prokuroria kërkonte t’u ndalohet puna gjithsej gjashtë profesorëve, por në moment të fundit kanë vendosur ta tërheqin kërkesën për dy të dyshuarit.
