Lustrimi, përplasje në Komisionin për sistem politik

14.09.2016 18:12

LSDM kërkon ndërprerje të punës së Komisioni për Lustrim...

LSDM kërkon ndërprerje të punës së Komisioni për Lustrim, një vit më parë nga ajo që është planifikuar si zgjidhje ligjore.

Komisioni nuk mund të mbajë mbledhje  dhe të sjellë zgjidhje të reja, madje edhe buxheti kursen 300 mijë euro, thonë nga LSDM. Dëshmi për dështimin e qëllimit të Komisionit, sipas LSDM-së, janë edhe 20 vendimet e anuluara nga Gjykata Administrative.

Por, VMRO thotë se kjo përpjekje e LSDM-së bëhet për të minimizuar të keqen përmes ligjeve.

“Me atë ligj të cilin vet e keni sjellë, ai Komision më nuk mund të mblidhet, nuk mund të sjellë asnjë vendim dhe tani leni hapësirë në ato dy vite ai Komision t’i presë paditë dhe ankesat e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Lartë Administrative”,- tha Goran Sugarevski nga LSDM.

“I barazoni viktimat, familjet, njerëzit të cilët shumë vite kanë duruar në jetën e tyre me aktivitet e spiunëve të paguar, me informatorët e regjistruar në shërbimet e huaja”,- theksoi Zoran Ilioski nga VMRO-DPMNE.

Lustrimi ka filluar me vonesë, konsiderojnë nga BDI. Pavarësisht kundërshtimeve të zbatimit të procesit, sipas tyre, nuk duhet të nxitohet në vendimin për ndërprerjen e punës së Komisionit.

“Komisioni të mbyllet në një proces natyror apo normal, që me të vërtetë punën të cilën e ka bërë ky Komision, pavarësisht vlerësimeve tona, duhet të mbyllet”,- tha Rafiz Aliti nga BDI.

Mandati i Komisionit për verifikimin e fakteve është deri në përfundimin final të procedurës, jo më vonë se dy vjet nga data e zbatimit të ligjit që u miratua në fillim të shtatorit 2015. (Gazmend Kurtishi, TVM2)