Maqedoni

“Lagja e trimave”, vazhdon gjykimi pas dyerve të mbyllura

14.09.2016 18:22

Gjykimi për “Lagjen e trimave” ka vazhduar edhe sot me dyer të mbyllura për shkak të dëgjimit të dëshmitarëve të mbrojtur të prokurorisë...

Seancat e mbyllura do të vazhdojnë deri në fund të shtatorit apo fillimit të tetorit, pasi po merren në pyetje rreth 40 dëshmitarë të mbrojtur.
 
Procesi filloi nga fillimi, pasi lëndës për 37 të akuzuarit kryesorë ju bashkëngjit edhe lënda tjetër për tetë të akuzuar për ndihmesë logjistike ndaj grupit. Kjo bëri që të rikthehet dëgjimi i të gjithë dëshmitarëve që nga fillimi. 
 
Gjatë luftimeve, në “Lagjen e trimave” në Kumanovë humbën  jetën 12 pjesëtarë të “Grupit të armatosur” dhe tetë pjesëtarë të forcave policore.