Maqedoni
Mbrëmë të shtëna në një shtëpi në lagjen Çento
14.09.2016 19:24
Në Shkup në rr. "16" në lagjen Çento, mbrëmë në orën 22.45 persona të panjohur me armë zjarri kanë shtënë në shtëpinë pronë e A.F. (44)...

Në Shkup në rr. "16" në lagjen Çento, mbrëmë në orën 22.45 persona të panjohur me armë zjarri kanë shtënë në shtëpinë pronë e A.F. (44), i cili në atë moment ka qenë në shtëpi me familjen.
MPB sot kumtoi se nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga të shtënat është dëmtuar dritarja dhe fasada e shtëpisë.
Në rrugën kryesore që kalon afër shtëpisë janë gjetur 13 gëzhoja nga municioni me kalibër të panjohur.
Po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për ndriçimin e plotë të rastit./mia
