Kulturë
Zeqo: Duhet krijuar koncept kulturorë të përbashkët
12.04.2014 16:54
Shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë duhet të krijojnë një koncept kulturor të përbashkët etnik dhe shkencor porositi në Shkup...

Shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë duhet të krijojnë një koncept kulturor të përbashkët etnik dhe shkencor porositi në Shkup, dijetari nga Shqipëria Mojkom Zeqo. Sipas tij, ky bashkim do të na bëj më të fortë për të sfiduar cdo barierë.
“Ne duhet të krijojmë një koncept kulturor gjithë përfshirës për gjithë shqiptarët kudo që janë, edhe etnik edhe shkencor, kjo gjë është e natyrshme dhe kjo gjë do të bëj që të bashkohen forcat e gjithëve edhe shkrimtarëve, edhe të dijetarëve të shqiptarëve të Maqedonisë, të atyre të Shqipërië, dhe atyre të Kosovës, por edhe atyre që janë në diasporë, në mënyrë që të ketë një vëmendje për të gjithë, kjo vëmendje sot është parciale është e copëzur, fragmentale,nuk është ashtu sic duhet, mendoj se në të ardhmen do të bëhet një gjë e tillë”, shprehet shkrimtarja Mojkom Zeqo.
Ne na mungon integrimi i brendshëm, nuk mund të integrohemi pa pasur në duar librin e bashkombasve tanë padallim ku punojnë dhe veprojnë dhe pa shkëmbyer idet të cilat përcillen përmes fjalës së shkruar vijoi shkrimtaria Flutura Acka.
“Cdo të thoja me Integrimi mes veti, vij në Strugë gjen gjithcka, nënë e babë nuk gjen dhe librin, nuk ka një librari, vjen në Kërcovë gjen gjithcka, nënë e babë nuk gjen dhe librin, librari nuk gjen, në Tetovë po ashtu me dy universitete kjo është një plag shumë e madhe, për cfarë integirm flasim kur nuk kemi këtë të parin”, shprehet shkrimtarja nga Shqipëria, Flutura Acka.
Këto janë defekte që duhet përmirësuar, vendin e bëjnë të madh njerëzit e shquar të tij, prandaj kemi mundësi të ndryshojm gjërat konkludoi shkrimtari Besnik Mustafaj.
“Nuk duhet të jemi pesimist por duhet të bëjmë më shumë dhe kemi mundësi të bëjmë më shumë por vend për pesimizëm dhe ankesa sic tha Mojkomi njerëzit e kluturiar nuk duhet mburur”, shprehet shkrimtari Besnik Mustafaj.
Sipas tyre nuk duhe të synojm të integrohemi në Evropë pa u integruat brenda pasi Evropa do njërëz të kulturur të cilët do të dinë ti respektojnë parimet evropiane.
Rina Turkeshi-Sahiti, TVM2
