Botë
Në Paris është arrestuar një 15-vjeçar i cili përgatitej të kryente aksion terrorist
14.09.2016 21:05
Një i mitur në moshën 15-vjeçare, i cili përgatitej të kryente aksion terrorist, është arrestuar sot në Paris, kumtoi policia franceze...

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s, i mituri përmes internetit ishte në kontakt me 29-vjeçarin Rashid Kasim, anëtar i organizatës xhihadiste Shteti islamik, i cili është i dyshuar se qëndron prapa disa sulmeve apo tentimeve për sulme të xhihadistëve gjatë muajve të fundit në Francë.
Konsiderohet se Kasim qëndron edhe prapa vrasjes së dy policëve në Manjavail në qershor, prapa sulmit në kishën Sen-Etjen-di-Ruvre në fund të korrikut ku jetën e humbi prifti Zhak Hamel, si dhe prapa tentimit për sulm me bombë ndaj tre grave të reja në Eson më 8 shtator.
Me ndjekje të kontakteve të Kasim në rrjetin social Telegram, shërbimet zbuluese franceze në disa javët e fundit arritpën të zbulojnë dhe të arrestojnë disa persona të dyshimtë për aktivitete terroriste.
Të shtunën në Paris u arrestua një i mitur tjetër i moshëps 15-vjeçare, i cili gjithashtu ishte i lidhur me kasimin. Paraprakisht, të enten në Ruel Malmezon u arrestua edhe një person nga rrjeti i Kasimit.
"Ndodhemi në nivel jashtëzakonisht të lartë të mobilizimit", deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernar Kaznev.
Të dielën, kryeministri i Francës, Manuel Vals deklaroi se rreziku nga sulmet terroriste në Francë është "maksimal".
"Shërbimet zbuluese, policia dhe xhandarmëria çdo ditë parandalojnë sulme, duke shkatërruar kanale irakiano-siriane", tha Vals./mia
