Maqedoni

Blektorët të interesuar për kullosat publike

12.04.2014 17:01

Maqedonia posedon 600 mijë hektarë kullosë publike. Gati gjithë kjo sipërfaqe shfrytëzohet nga Ndërrmarja Publike e Kullosave...

Maqedonia posedon 600 mijë hektarë kullosë publike. Gati gjithë kjo sipërfaqe shfrytëzohet nga Ndërrmarja Publike e Kullosave. 70 përqind nga numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve të kullosave publike, janë shqiptarë, dhe atë më shumti, prej  zones së Gostivarit dhe të Tetetovës.
 
Drejtorja  e Ndërmarrjes së Kullosave, Ilmije Vllasaku, thotë se interesimi i blegtorëve  në vitet e fundit është në rritje pasi që, mes aplikantëve për kullosa publike ka dhe të rinj që dëshirojnë të merren me këtë biznes.
 
“Po janë të interesuar në vazhdimësi,edhe  nga të njëjtat mirë po kemi edhe blektorë të rinjë që janë interesuar për blerjen e bagëtive edhe për tu marr me këtë veprimtari sepse me siguri ja vlen. Unë them se ja vlen, sepse ne kemi blegtorë që janë edhe me fakultet me një shkollë superior. Ata ata e kanë kuptuar se blegtoria është veprimtari që ja vlen të punohet. Momentalisht blegtorët shqiptarë janë me një përqindje shumë të madhe, përafërsisht deri 70 % e të gjitha kontratëve që I kemi me blegtorëve i kemi shqiptarë, dmth pjesa më e madhe që mirret me blegtori janë pjesat rurale ose shumica e këtyre blegtorëve janë shfrytëzues të atyre bagëtitë që kanë qenë edhe më pare që janë marrë familjet e tyre…”, shprehet Drejtorja e Ndërmarrjes së Kullosave, Ilmije Vllasaku
 
Ndërrmarja publike e kullosave, me qëllim të ti ndihmoj persnave që mirrën me bagëti, dhe që duan të marrin kullosa publike, ka hapur 15 njësi rajonale te te cilat blegtorët shqiptare mund të marrin të gjitha informacionet për të cilat kanë nevojë edhe n ëgjuhën shqipe. 
 
“Momenti që kam ardhur këtu kam hapur dhe disa njësi rajonale, kam hapur në Kërçovë, Veles, Kumanovë, Strugë dhe në Dibër.Kemi njësi edhe në Shkup. Në Kumanovë skemi pasur shqiptarë edhe në Veles skemi pasur shqiptarë,tani momentalisht kemi shqiptarë edhe në Prilep. Dmth po thuajse në çdo vend, në çdo qytet ku kemi blegëtor shqiptarë kemi të punsuar shqiptarë ku me mundin e tyre po mundohen maksimalisht ti ndihmojnë dhe çfarë mund të punohet më tutje...”, shprehet  Ilmije  Vllasaku, drejtoreshë e ndërmarrjes publike të  kullosave. 
 
Blektori apo bujku që dëshiron të marrë  me qera  kullosë publike, së pari i nevoitet që bagëtitë ti ketë të regjistruara  në regjistrin e Ministrise së bujqësisë  dhe poashtu bagëtitë të jenë të vaksinuara, sqaron drejtorja e ndrëmarrjes publike të kullosave. Kullosat jepen në bazë numri të gjedheve apo të deleve. Për 4 dele një hektar kullosë, ose për një lopë një hektar kullosë. Momentalisht aplikohet permes programit qeveritar për IPA fonde.
 
Nderrmarrja e kullosave cakton kapacitetin dhe token si edhe çmimin per çdo blegtor. Çmimi paguhet një here në vit, për një dele ose bagëti të imët paguhet 50 denarë për kokë, për lopet dhe gjedhët paguhet 250 denarë. Kullosat jepen për shfrytëzim për një periudhë deri më 10 vjet. 
 
Rexhep Qamili, TVM2