Maqedoni
Filloi viti akademik, UT me 13 fakultete dhe 18 mijë studentë
15.09.2016 12:43
Për 18 mijë studentë nga vendi e rajoni të regjistruar në Universitetin e Tetovës, filloi viti i ri akademik 2016/2017...
UT ofron 13 programe studimore dhe rektori Ahmeti theksoi se në këto vite ekzistimi universiteti i parë shqiptar ka shënuar arritje të mëdha.
“Sot UT ka shënuar të arritura të mëdha, është ngritur tash në një institucion arsimor dhe shkencor me përmasa kombëtare dhe rajonale. UT sot numëron 13 fakultete, 75 programe studentore, mbi 115 drejtime studimi dhe disa institute kërkimore shkencore ku studiojnë mbi 18000 studentë të vendit dhe të huaj”,- deklaroi rektori i UT-së, Vullnet Ameti.
Studentët që sivjet fillojnë ligjëratat në UT, thonë se e kanë zgjedhur këtë universitet për cilësinë që ofron.
“Ajo varet nga vullneti i studentëve sa do arrijnë të arsimohen vet, dhe unë mendoj se Universiteti Shtetëror i Tetovës është në atë rrugë drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ne shpresojmë për më të mirën”,- u shpreh një student.
Rektori Ameti i bëri thirrje Ministrisë së Arsimit që të rrisë financat e këtij universiteti, me qëllimi që universiteti të rrisë kuadrin arsimor.
VISAR SADIKI
