Maqedoni

Tërmeti, shkupjanët kaluan një natë pa dridhje të tokës

15.09.2016 13:06

Pas një serie tërmetesh prej katër ditësh, shkupjanët mbrëmë kanë kaluar një natë pa dridhje të tokës...

Sizmologët nga Opservatori sizmologjik pranë universitetit të Shkupit thonë se brendësia e tokës në rajonin e Shkupit definitivisht po shkon drejt qetësimit.
 
Gjatë ditës së djeshme ka pasur vetëm dridhje të lehta me magnituta prej 1.9 shkallësh dhe 1.5 shkallësh.
 
Kjo do të thotë se dridhjet janë më të ulëta dhe ndihen më pak në tërësi të tokës, e kjo do të thotë se toka po qetësohet dhe se shkupjanët mund të jenë të qetë.
 
Përndryshe, dridhje të tokës ka pasur në Turqi, përkatësisht në afërsi të Izmirit, në Romani me 3.4 shkallë, në Bosnjë me 3.6 shkallë, në Bulgari me 2.4 shkallë, si dhe në Greqi me 2.1 shkallë.