Botë
Luiz Inacio Lula - Ish-Presidenti i Brazilit akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash
15.09.2016 14:01
Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula është akuzuar nga prokurorët si personi kryesor që qëndron pas një skeme të madhe korrupsioni...

Ish-Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula është akuzuar nga prokurorët si personi kryesor që qëndron pas një skeme të madhe korrupsioni që sipas tyre i ka shkaktuar kompanisë gjysmë-shtetërore të naftës Petrobras, humbje që arrijnë deri në 12.6 miliardë dollarë.
Ai gjithashtu do të përgjigjet shumë shpejt për akuzat e pastrimit të parave si dhe të evazionit fiskal.
Lula akuzohet gjithashtu për mos-deklarimin e një apartamenti luksoz që ishte pronë e tija. Megjithatë, në një prononcim për mediat, 70-vjeçari mohoi gjithcka duke thënë se kjo është e gjitha një lojë politike. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe avokati i tij, i cili nënvizoi se prokuroria nuk ka asnjë provë që të provojë përfshirjen e Lulas në këtë skandal.
Në këtë cështje gjyqsore është e përfshirë edhe bashkëshortaja e ish-presidentit Letisia da Silva si dhe gjashtë ish-zyrtarë të administratës së tij.
Luiz Inacio Lula ka shërbyer si President për dy mandate përgjatë viteve 2003-2011. Ai është konsideruar si një prej politikanëve më popullorë në Brazil, për shkak të zhvillimit ekonomik që pati vendi përgjatë viteve që drejtoi ai.
Lula u pasua në zyrë nga ish-Presidentja Dilma Rousef, një antare e partisë së saj, e cila u shkarkua nga detyra vetëm pak javë më parë. Të dy janë akuzuar vazhdimisht për afera korruptive.
Për këtë arsye, situata politike në vend ka qënë disi e destabilizuar. Në rrugët dhe sheshet e qyteteve kryesore ka patur vazhdimisht protesta të dhunshme, ku një pjesë prej qytetarëve mbështesin Lulan, ndërkohë që pjesa tjetër kërkon largimin e tij./Oranews
