Maqedoni
Votojnë të burgosurit dhe të sëmurët
12.04.2014 17:27
Një ditë para zgjedhjeve paresidenciale në vend, te drejten per te votuar sot e shfrytezuan shtetasit e Maqedonise...

Një ditë para zgjedhjeve paresidenciale në vend, te drejten per te votuar sot e shfrytezuan shtetasit e Maqedonise qe jetojne dhe veprojne ne diaspora, të burgosurit dhe personat me problem shëndetësore. Procesi votues ne diaspore eshte realizuar në përfaqësitë diplomatike konzulare të Maqedonisë ndersa në tri njësitë zgjedhore jane paraqitur 8 mijë e 332 votues per te votuar.
Kutive votimit i jane drejtuar edhe te burgosurit te cilet sipas regjistrit jane 1 mijë e 706 dhe ata që ndodhen në paraburgim.
Të drejtë vote sot kishin edhe 39 të zhvendosur brenda vendit derisa në shtëpi kishin mundësi të votonin personat me problem shëndetësore dhe ata që ndodhen në burg shtëpiak. Nga këshilli zgjedhorë në vendvotimin njëzet e pesë, tridhjet e gjashtë dhe njëzet e nëntë, gjashtëdhjetë e nëntë, në Burgun e Idrizovës dhe Shutkës thonë se votimi ka rrjedhur pa probleme.
“Votimi eshte zhvilluar normalisht dhe pa kurrfare problemesh. Në regjistrin zgjedhorë në këtë vendotim janë 353 votues, ndërsa vendvotimi është hapur në ora 7 dhe votimi do të zgjas deri në ora 19”, shprehet Magdalena Badarova nga Venvotimi 29-69.
“Votimi filloi në orën 7, nuk ka pasur problem, votimi po rrjedh gjithsejt në këtë vendvotim në burgun e Idrizovës ka 737 votues”, shprehet Sanja Mitievska nga Vendvotimi 25-36.
Nënkryetari i KSHZ-së Subhi Jakupi bëri të ditur se procesi i votimit në diasporë ka shkuar sipas kodit zgjedhorë, ndërsa sa i përket votimit në burgje ka pasur raste kur disa nga të burgosurit nuk kanë qenë të përfshirë në regjistrin votues.
“Procesi zgjedhorë në diasporë për personat e sëmurë dhe personat që janë në paraburgim dhe në burgje deri tash kemi informata se procesi po ecën sipas normave të kodit zgjedhorë.Normal me anomale se te të burgosurit që shum prej tyre kanë potencuar se nuk janë në listat zgjedhore”, shprehet Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.
Nderkohe të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar edhe 294 anëtarë të këshillave zgjedhorë të cilët e realizojnë procesin e votimit në diasporë.
Gyltene Sinani, TVM2
