Maqedoni

Disa pjesë të Shkupit pa energji elektrike

15.09.2016 14:31

Prej orës 9:30 deri në orën 15 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Metodija Patçev"...

Prej orës 9:30 deri në orën 15 nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Metodija Patçev", ndërsa prej orës 12 deri në orën 13:30 konsumatorët e rrugës "Ivan Haxhinikollov" nën rruga nr.3.
 
Në periudhën kohore prej orës 8:30 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës 2 në Koloninë e re në fshatin Jurumleri. Prej orës 10 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Todor Çangov" nënrruga nr. 20, në afërsi të parkut.
 
Pa energji elektrike prej orës 8:30 deri në orën 10 do të jenë konsumatorët e rrugës "Gjorgji Kapçev" nënrruga 1, ndërsa prej orës 9:30 deri në orën 15 konsumatorët e rrugës "Skupi" nënrrugët 1, 3 dhe tek prej nr. 9 deri në nr.19.
 
Prej orës 13:30 deri në orën 14:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët prej rrugës "Ilija Ristovski" në lagjen Draçevë, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 14:30 konsumatorët e lagjes Teferiç, prej rrugës "Mariovska"-2 dhe prej rrugëve "27", "29", "31", "33" dhe "35".
 
Siç njoftoi QRMK i Qytetit të Sjhkupit, ndërprerjet janë për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin elektrik./Mia