Maqedoni

Kanabisi mjekësor, ekspertë të huaj mësojnë mjekët vendorë

15.09.2016 16:54

Në tregun e Maqedonisë për qëllime mjekësore tashmë shiten katër formulacione të ndryshme me bazë kanabisi të aparateve për indikacione

Në tregun e Maqedonisë për qëllime mjekësore tashmë shiten katër formulacione të ndryshme me bazë kanabisi të aparateve për indikacione, si sëmundjet malinje, skleroza multiplekse, HIV dhe sindromat epileptike të rënda.
 
Ministri Todorov potencoi sot se vlera e rregullimit ligjor në këtë fushë është e madhe për shkak të nevojës që t'u ndihmohet njerëzve dhe pacientëve t'u mundësohet qasje deri te këto produkte me përbërje dhe cilësi në mënyrë të ashpër të kontrolluar. 
 
"Përdorimi i kanabisit për qëllime mjekësore duhet të jetë me rekomandim mjekësor dhe nën kontroll mjekësor. Pres që me këtë simpozium të kontribuojmë në drejtim të përfitimit për të gjithë personat të cilët përballen me vështirësi të caktuara shëndetësore dhe të cilët besojnë se terapia e tillë do të ndihmojë”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
 
“Profesorë eminentë nga Amerika, Kanadaja dhe vende të tjera, që kanë përvojë të gjerë klinike në trajtimin dhe përdorimin e preparateve  të  kanabisit, janë këtu për të na ndihmuar të përcjellin përvojën e tyre dhe për të sjellë këtë çështje tek mjekët  tanë”,- tha Marija Darkovska-Serafimovska.
 
“Sipas përvojës nga vendet tjera, kjo lloj terapie mjekësore  mund të jetë shumë e sigurt dhe efikase kur shfrytëzohet në mënyrë të drejtë dhe atë për spektrin më të madh të sëmundjeve”,- u shpreh mjeku ekspert nga ShBA, Itan Ruso.
 
Ligji për kontroll të drogave dhe substancave psikotrope zyrtarisht hyri në fuqi më 5 mars të vitit 2016. Me ndryshimet ligjore u mundësua vënia legale në qarkullim e preparateve cilësore dhe të sigurta në bazë kanabisi për indikacione saktë të definuara dhe të përshkruara, si dhe qasje më të lehtë deri te këto preparate përmes importit ligjor dhe prodhimtarisë.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI