Maqedoni
Debat i ashpër në KSHZ
12.04.2014 17:18
Komisioni shteteror i Zgjedhjeve sot ka debatuar lidhur me vendimin e gjykates administrative për përfshirjen e 112 votuesve...

Komisioni shteteror i Zgjedhjeve sot ka debatuar lidhur me vendimin e gjykates administrative për përfshirjen e 112 votuesve të regjistruar në Tiranë në listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Me tre vota per dhe 3 kundër u hodhën poshtë parashtresat e partive politike për 657 votues që janë regjistruar për votim edhe në listën zgjedhore në vend dhe në Tiranë.
Nënkryetari Jakupi kërkoi që këshilli gjyqësor të kontrolloj punën e gjykatësve në gjykatën administraive në veçanti ata që kanë marr vendimet rreth parashtresave nëse këto vendime bazohen në argumente ose jo.
“Ata persona që u paraqitën që të votojnë në diasporë nuk i plotësojnë kushtet por vendimi i gjykatës është e tillë dhe do ta respektoj”, shprehet anëtarja e KSHZ-së, Violeta Duma.
“Mua më vjen keq janë të manipuluar por e vërteta është kjo”, kryetari i KSHZ-së, Nikolla Rillkoski.
“Seanca e sotme është thir me një qëllim, që të fitohen pikë politike dhe të hidhet një njollë e zezë në procesin zgjedhor pasie dimë se njëra parti politike bojkoton zgjedhjet presidenciale ndërsa tjetra ka mënyrën e vet”, shprehet anëtari i KSHZ, Sasho Srcev.
“Mos i mbro shumë gjykatësit dhe ju këtu bëni rikualifikime politike, nëse ndonjë parti bën thirrje për bojkot ndërsa tjetra për cilin të votoj nuk është këtu puna jote apo e imja. Ne jemi këtu të zbatojmë ligjin. Ti nëse dëshiron të merresh me politik nuk e ke vendin këtu”, shprehet nënkryetar i KSHZ, Subhi Jakupi.
Anëtarët që më herët kishin votuar kundër këtij vendimi përsëritën qëndrimin se personat në fjalë nuk duhet të jenë në listën zgjedhore pasi votuesi mund të ketë vetëm një adresë banimi.
Rina Turkeshi-Sahiti, TVM2
