Maqedoni
Sëmundja e gjedhëve, Nikollovski: Kompensim pa selektime për të gjithë
15.09.2016 17:07
Të gjithë blegtorët, të cilët kanë dëme të mëdha nga sëmundja “lëkura me gunga”, duhet të kompensohen në mënyrë adekuate, tërësisht dhe pa selektime...

Të gjithë blegtorët, të cilët kanë dëme të mëdha nga sëmundja “lëkura me gunga”, duhet të kompensohen në mënyrë adekuate, tërësisht dhe pa selektime, deklaroi zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Ai akuzon qeverinë dhe ministrin e Bujqësisë, Mihail Cvetkov, se edhe në këtë rast kanë vepruar në mënyrë selektive.
“Pagesa është e kryer vetëm për një pjesë të vogël të blegtorëve, ndërsa shuma nuk është e plotë dhe nuk është adekuate. Po përllogaritet dëmi vetëm për kafshët e ngordhura, por jo edhe për humbjet që i kanë blegtorët për mishin, qumështin dhe humbjet në profitin e tyre. Për këtë apeloj që nga prilli, qeveria bëri gabime katastrofale, bëri shumë hapa joprofesionale. Së pari nuk e morën për seriozisht situatën me sëmundjen, janë vonuar vaksinat dhe për këtë sëmundja u përhap në të gjithë Maqedoninë”,- deklaroi zëvendësministri plotësues në Ministrinë e Bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
Sipas Nikollovskit, dëmet janë me mijëra bagëti të ngordhura, numri i saktë i tyre po fshihet. Qeveria tanimë pesë muaj është vonuar edhe me kompensimin e dëmeve, me çka vihet në rrezik ekzistenca elementare e blegtorëve, tha Nikollovski.
BELINDA KOKA-ADEMI
