Kulturë

Tingujt e Çarshisë”, sonte dhe nesër aktivitete të shumta

15.09.2016 19:07

Me grupin “Tyze”, me Kida-n dhe Mozik-in, sonte në orën 21 në sheshin “Filipi i dytë” do të fillojë manifestimi i këtij viti “Tingujt e Çarshisë” dhe “Të gjithë së bashku”...

Manifestimi organizohet nga Qendra Informative Kulturore–Shkup dhe filloi me idenë për ringjalljen e Çarshisë.

Nesër, aktivitetet fillojnë në orën 12:00 me një grup të rinjsh me instrumente klasike, popullore, koloni arti, dokumentarë, prezantim i shoqërive kulturore artistike dhe mbrëmje letrare deri në orën 20:00.

Nga ora 21:00-24:00 në sheshin “Filipi i dytë” do të mbahet koncerti i “Full Stop”, MC Kresha dhe Lorical son, Dhurata Dora dhe këngëtarë të tjerë.

Organizatorë është Qyteti i Shkupit, i cili për realizimin e “Tingujt e Çarshisë” ndau 900.000 denarë, ndërsa për manifestimin “Të gjithë së bashku” ndau 400.000 denarë.