Maqedoni
Nesër pa ujë QT Mavrovasja, Fakulteti Ekonomik dhe Juridik, RTVM dhe gjykatat
15.09.2016 19:51
Për shkak të defektit në tubën e ujësjellësit me diametër prej F-150mm në bul. Goce Dellçev përballë Gjykatës...

Për shkak të defektit në tubën e ujësjellësit me diametër prej F-150mm në bul. Goce Dellçev përballë Gjykatës, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë për shfrytëzuesit e QT Mavrovasja deri në rr. Belasica, Fakulteti Ekonomik dhe Juridik, RTVM dhe gjykatat.
Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat, pas njoftimit të marrë nga NP Ujësjellës dhe Kanalizim, ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë nga ora 09:00 deri në sanimin e defektit./mia
