Botë

Ish ministri shqiptar i Punës u dënua me 20 muaj burg

15.09.2016 20:36

Gjykata e Tiranës ka dënuar sot me 20 muaj burg ish-ministrin e Punës, Spiro Ksera...

Ish-ministri në qeverisjen e PD-së është shpallur në seancë fajtor për akuzën e "shpërdorimit të detyrës".
 
Ndërkohë, për bashkëpunëtorët e tij Artevis Mene dhe Elisabeta Dodbiba janë dhënë 10 muaj burg, ndërkohë që shtetases Alda Kozaj i njëjti dënim i është konvertuar në shërbim prove.
 
Gjykata e Tiranës ka vendosur gjithashtu t'u heqë ish-zyrtarëve të drejtën për të mbajtur poste të tilla për të paktën pesë vjet./mia