Botë

Dy viktima nga shpërhtimi në një anije turistike në Indonezi

15.09.2016 21:13

Dy persona e humbën jetën gjatë një shpërthimi në një anije turistike pranë bregut të ishullit indonezian Bali, njoftoi policia lokale...

Gjatë shpërthimit janë lënduar 14 persona, të cilët janë transferuar për mjekim në spital.
 
Një përfaqësues i policisë deklaroi se bëhet fjalë për aksident, i cili është shkaktuar nga një kontakt i shkurtë i akumulatorëve të vendosur në afërsi të rezervoarit për karburante.
 
Autoritetet indoneziane të sigurisë e hodhën poshtë mundësinë që shpërthimi të jetë rezultat i bombës së vendosur ose sulm terrorist.
 
Anija ka transportuar 30 turistë mes të cilëve ka pasur edhe shumë të huaj. Në anije ka pasur edhe katër anëtarë të ekuipazhit.
 
Turistët kanë qenë nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Spanja, Portugalia dhe Irlanda. Fillimisht u kumtua se një nga viktimat është gjerman, ndërsa këtë të dhënë askush nuk e konfirmoi.
 
Shpërthimi ka ndodhur 200 metra nga porti Parang Bai në Balin lindor.
 
Në një sulm terrorist të kryengritësve islamikë militant indonezian në vitin 2002 në ishullin Bali, u vranë 202 personave, numri më i madh prej tyre turistë të huaj./mia